FIER - ”U trondita shumë kur kapa gruan time në flagrancë duke bërë seks me fqinjin. Në atë moment, mendova që ta vras, por jam i detyruar ta fal për hatër të dy fëmijëve tanë të mitur. Do të kërkoj që ajo që kthehet në shtëpi dhe do ta ha turpin me bukë. Nuk kam se çfarë të bëj”. Kështu u shpreh dje 45-vjeçari Artur Kuqi nga fshati Topojë e Fierit, i cili dymbëdhjetë ditë më parë gjeti bashkëshorten e tij 41-vjeçare, Klarën, duke bërë marrëdhënie intime në krevatin bashkëshortor me bashkëfshatarin Vilson Rina, 25 vjeç. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Kuqi pohoi se vajza e tij 5 vjeçe qan për ditë për nënën e saj. Gjithashtu dhe djali 7 vjeç kërkon të ëmën, e cila aktualisht ndodhet në banesën e prindërve të saj. “Do ta varros turpin për hir të fëmijëve”, tha 45-vjeçari.
Si e zbuluat që bashkëshortja juaj iu tradhtonte?
Asnjëherë nuk kam dyshuar se gruaja ime më tradhtonte. Para 12 ditësh unë u ktheva nga puna më herët se zakonisht. Pasi hyra në portën e kopshtit dhe më pas në banesë, pashë derën e dhomës së gjumit hapur. Dëgjova dhe zhurmë. Zgjata kokën të shikoja, por shtanga në vend. Bashkëshorten time e kapa mat me komshiun tonë, Vilson Rinën. M’u errën sytë, çfarë të bëja? Në të qindtat e sekondës mendova për fëmijët. Komshiu u ngrit dhe iku nga shtëpia ime, ndërsa gruaja ime nuk foli.
Mund të na thoni se si reaguat pas skenës së tradhtisë bashkëshortore?