Tiranë- Gjykata në Skoci ka vendosur që të ekstradojë për në Shqipëri Fatjon Kaprin, i cili u gjet fajtor për vrasjen e shokut të tij, Ylli Pepës në Londër në vitin 2001. 30-vjeçari kishte goditur viktimën katër herë me thikë përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.
Kapri, i cili njihej edhe me emrin Saimir Sadiku, u arrestua nga autoritetet Skoceze vetëm nëntë vite pas kryerjes së krimit. Një nga njerëzit më të kërkuar të Interpolit jetoi një jetë të dyfishtë, të fshehtë në një dyqan, para se të arrestohej në një aksion të shpejtë të policisë. Ai u gjykua në mungesë nga një gjykatë në Shqipëri, dhe pasi u gjet fajtor për vrasje u dënua me 22 vjet burg.