Elona: Si e sakrifikova karrierën për nënën time
Elona i rrëfen Rikes se pasi përfundoi shkollën për stilim, gjithçka po i shkonte shumë, shumë mirë. “Isha në kontakt me njerëzit e duhur, kisha gjithçka në rregull” thotë Elona pa thënë detaje dhe më pas shton “kur mora vesh se mami ishte e sëmurë me kancer, isha nisur për në New York sepse atje kisha një vend pune shumë, shumë të madhe”. Elona thotë se hoqi dorë nga gjithçka për hir të dashurisë që kishte për nënën. Elona thotë se ajo nuk është penduar aspak për këtë veprim, por shprehet “por koha nuk pret, mundësitë ikin në jetë dhe sot jam në fillim përsëri”.
Rikja i thotë Elonës se veprimi i saj është për t’u admiruar, por Elona thotë se i vjen keq vetëm për faktin se ajo sakrificë e saj, nuk është se bëri që nëna e saj t’i shpëtonte vdekjes. Elona këshillon Riken duke i thënë se ajo duhet të marrë vendime për veten e saj, pa i lënduar prindërit, por jo të sakrifikojë për gjëra të cilat nuk i dihet nëse do t’i ketë përsëri në jetë.
Rikja nis që të tregojë se ka një situatë me nënën e saj, por për të cilën nuk mund ta flasë brenda kësaj shtëpie.