Labels

Thursday, May 30, 2013

Shpendi "fton" Elonën në shtrat...

Shpendi hedh një ide që natën e fundit të gjithë banorët të flenë bashkë. Idenë e tij e përkrah Anaidi, por Elona e kundërshton. Anaidi bën shaka që Iliri nuk do flerë me ta, po vetem ai, Shpendi dhe Elona. Elona nuk pranon në mënyrë kategorike duke thënë se mund të marrë batanijen dhe të flejë diku tjetër se nuk e ka problem dhe i pyet djemtë nëse i ka zënë birra që po flasin ashtu. Elona thotë që duhet ti japin një trofe që ka qëndruar me tre djem që nuk janë aspak në rregull.
 

Wednesday, May 29, 2013

I qan fëmija, e fut në frigorifer

Një burrë amerikan ka futur vajzën e tij 6-javëshe në frigorifer në mënyrë që të mos qante më.

25-vjeçarin Tyler James Deutsch e zuri gjumi pasi kreu këtë çmenduri dhe vetëm kthimi në shtëpi i bashkëshortes së tij i shpëtoi jetën të voglës.

Prokurori i çështjes bëri me dije se temperatura trupore e vajzës ra në 29 gradë celsius pasi i ati e kishte futur në frigoriferin që ishte i graduar në 12 gradë, por pritet që vogëlushja të mbijetojë.

Nëse shpallet fajtor, Tyler James Deutsch mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Ai ka pranuar se e ka futur vajzën e tij në frigorifer, por ka shtuar se e ka bërë këtë gjë për të mirën e saj pasi nuk pushonte së qari.

Anaidi për Joanën: “Histori që zgjati vetëm një muaj ”

Anaidi thotë se në jetë ka kaluar shumë situata ku ka dështuar dhe nuk mund të thotë nëse do ndërtojë gjë apo jo. Ai i rrëfen Elonës se do ti shohin më me qetësi gjërat kur të dalin si do i ecin, si do sillen, çfarë raporti do të krijohet dhe më pas do shohin nëse gjërat do të forcohen apo do të zbehen.
Ai rrëfen më tej duke thënë se ndjenja që ka lindur mes tij dhe Joanës ka qenë simpati dhe shton se e ka shumë të vështirë të dashurohet. Për Anaidin marrëdhënia që ata kanë ndërtuar ka qenë brenda shtëpisë dhe situatat me jetën jashtë ndryshojnë. Jashtë është jeta reale dhe duhet parë se sa do i bashkojë ajo. Sipas Anaidit njeriu dashuron vetëm një herë në jetë dhe ajo është dashuria e madhe, por mund të dashurojë edhe më tepër po në forma të ndryshme dhe Joana e di shumë mirë këtë gjë. Elona e përgëzon Anaidin për përgjigjen e sinqertë që dha duke i thënë se tregoi realitetin ashtu siç është dhe nuk e ekzagjeroi thjesht për tu dukur.
 

Monday, May 27, 2013

Rike: Ju rrëfej për Elonën, ndërhyrjet, dhe emrin e vërtetë


Miqësia me Elonën - Brenda shtëpisë, Rike formoi një miqësi tepër të ngushtë me një nga konkurrentet. “Ajo është një vajzë shumë guximtare, ka shumë forcë. Është kështu sepse të tillë e ka bërë jeta. Megjithatë, Elona nuk ka qejf të flasë për gjërat e saj personale dhe edhe mua më ka folur shumë pak. Ajo më ka shkruar diçka për familjen e saj, ndërsa unë i kam thënë që i kam dalë vetë jetës për zot, kam punuar që në moshë të vogël dhe prandaj jam edhe unë guximtare dhe kurajoze”.

Ndërhyrje plastike - “Jam natyrale 100%. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik ndonjëherë në jetën time”, tha Rike, duke mohuar zërat për ndërhyrje të tilla.

Shpjegimi i emrit - Emri i pazakontë i Rikes ka ngjallur shumë kureshtje. “Ky është emri i gjyshes dhe vjen nga emri i Perëndisë së Yjeve në antikitet. Megjithatë, gjyshja dhe unë në pasaportë quhemi Nife. Rike është një pseudonim, por kështu më quajnë të gjithë. Përveç emrit, i mora gjyshes edhe pseudonimin”, shpjegoi konkurrentja.

Ndahet Mirjeta e “Big Brother”, shkaku...?

“Me punë po eci përpara përditë e më mirë, kam një punë për t’u admiruar, paguhem mirë dhe në të njëjtën kohë udhëtoj. Aty kam gjetur dhe të dashurin dhe kam pesë muaj me të, është një djalë shumë i edukuar, i dashur dhe person me zemër të mirë e të madhe, më lumturon shpirtërisht dhe fizikisht”, pat thënë Mirjeta për gazetën tonë, kur sapo ishte lidhur me Burimin. Më pas erdhi vendimi për t’u martuar, ata zgjodhën Shkodrën, një dasmë që Mirjeta e pat cilësuar si mbretërore, më 450 të ftuar dhe me një faturë të kripur, prej 15 mijë paund. Por, pak ditë më parë, mësuam nga miqtë e çiftit se ata tashmë janë ndarë. Edhe kur pamë profilet e tyre në facebook, fotot si çift i kishin larguar që të dy dhe nuk ishin pak, sidomos fotot e dasmës ishin pa fund të postuara aty, por që tashmë janë zhdukur. Mirjeta në profilin e saj ka hequr statusin “e martuar”, duke e zëvendësuar me “marrëdhënie e komplikuar”. Duke u bërë kuriozë për arsyet e ndarjes, pyetëm ata që i njohin nga afër dhe na thanë se ka qenë Mirjeta arsyeja e ndarjes, pasi ajo e tradhtonte Burimin. Ndonëse, sipas tyre, ai nuk e meriton, sepse është një djalë shumë i mirë. Madje, edhe vetë Mirjeta e përshkruante dikur kështu: ”Është si ta them, alegro, me shije në veshje si unë (qesh), i dashur, me paraqitje fizike të mirë, sy të shkruar dhe buzëqeshje të ëmbël, por dhe sjellje të mirë. Rrallë gjen të tillë”… Gjithashtu Mirjeta ishte krenare edhe për faktin se ishte e para pjesëmarrëse në “Big Brother” që po martohej, por me sa duket gjërat nuk shkuan si duhet për çiftin.
 

Sunday, May 26, 2013

Edhe Albana dështon në gjetjen e sekretit, shtohen hamendësimet

Situata ka të bëjë me letrën që Elona i shkroi Rikes disa javë më parë për të cilën u penaliziuan. Në klip duket momenti kur Elona i shkruan letër Rikes dhe bisedat që rrodhën pas saj. Arbana pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë Riken se çfarë kishte shkruar Elona në atë letër. Rikja thotë që nuk mund ta thotë sepse është diçka personale e Elonës. Elona në këtë moment ndërhyn dhe nis të shpjegojë se ajo letër ka të bëjë me historinë e saj familjare dhe nuk ka të bëjë aspak me të. Sipas Rikes dhe Elonës banorët e kanë keqkuptuar marrëdhënien e tyre të afërt. Arbana e pyet se pse nuk mund ta thoshte kur të dilte jashtë, por duhet ta kishte kaq me ngut. Elona e pranon që atë letër e ka shkruar në momentin e gabuar por thotë që ishte diçka tejet personale. Banorët e tjerë japin mendimin e tyre në lidhje me situatën e zarfit që ajo shkroi dhe të paragjykimeve që nisin si pasoj e këtij veprimi. Ata argumentojë se mos shpjegimi i Elonës ndaj tyre, i çuan ata të mendonin të tilla gjëra për të.

Saturday, May 25, 2013

Pas Angelina-s, edhe Brad Pitt rrëfen sëmundjen e tij...

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori për revistën “Esquire”, ku ka saktësuar se mund të vuajë nga një sëmundje e sistemit nervor që i pengon të fokusojë fytyrat e njerëzve.

“Shumë njerëz më urrejnë sepse mendojnë se nuk kam respekt ndaj tyre”, ka treguar Pitt në intervistën që do të publikohet më 31 maj.

Por jo vetëm kaq, në intervistë Pitt ka treguar edhe se kur ishte martuar me yllin e “Friends” Jennifer Aniston ka qenë përdorues droge.

Ndërsa sot, ka rrëfyer ai, ka gjetur lumturinë dhe stabilitetin me bashkëshorten Angelina Jolie dhe klanin e tyre prej 6 fëmijësh.

“Kam menduar gjithmonë që po të kisha pasur një familje do të kishte qenë fantastike”, është shprehur më tej Pitt, që së fundmi është shfaqur në ekranin e madh me filmin “World War Z”.