Anaidi
thotë se në jetë ka kaluar shumë situata ku ka dështuar dhe nuk mund të
thotë nëse do ndërtojë gjë apo jo. Ai i rrëfen Elonës se do ti shohin
më me qetësi gjërat kur të dalin si do i ecin, si do sillen, çfarë
raporti do të krijohet dhe më pas do shohin nëse gjërat do të forcohen
apo do të zbehen.
Ai rrëfen më tej duke thënë se ndjenja që ka lindur mes tij dhe Joanës
ka qenë simpati dhe shton se e ka shumë të vështirë të dashurohet. Për
Anaidin marrëdhënia që ata kanë ndërtuar ka qenë brenda shtëpisë dhe
situatat me jetën jashtë ndryshojnë. Jashtë është jeta reale dhe duhet
parë se sa do i bashkojë ajo. Sipas Anaidit njeriu dashuron vetëm një
herë në jetë dhe ajo është dashuria e madhe, por mund të dashurojë edhe
më tepër po në forma të ndryshme dhe Joana e di shumë mirë këtë gjë.
Elona e përgëzon Anaidin për përgjigjen e sinqertë që dha duke i thënë
se tregoi realitetin ashtu siç është dhe nuk e ekzagjeroi thjesht për tu
dukur.