Nazime Visha, e cila është akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muços, me të cilin kishte edhe lidhje intime, u shpall sot fajtore nga Gjykata.
Nga 15 vjet burg, ajo dënohet me 10 vjet me uljen e 1/3-ës së dënimit. Gjatë seancës së sotme, Visha është lutur për mëshirë duke e pranuar kërkimin dhe duke kërkuar për një mundësi tjetër që të rifillojë një jetë të re.
“E pranoj krimin, ju drejtohem edhe si fëmijë. Kërkoj mëshire nga Gjykata, ju lutem me jepni mundësi te rifilloj jetën, si gjithë moshataret e mia”.
Vendimi i gjykatës është kundërshtuar ashpër nga i ati i 18-vjeçares, i cili ka thënë së dënimi është mjaft i rëndë. Gjykata është tërhequr për vendimin përfundimtar, ndërsa avokatja mbrojtëse e palës së akuzuar.