Një adoleshente amerikane, pasi i dashuri i
saj ka refuzuar të bëjë $ek$ me të, e ka kafshuar në organet gjenitale
dhe për këtë arsye është arrestuar nga policia.
19-vjeçarja Krystle
Harrison ka qenë në shtratin e shtëpisë së saj së bashku me 24-vjeçarin
Jeffrey Wilkinson kur ka ndodhur ngjarja.
Sipas policisë, ajo
ka nisur të përkëdhelë të dashurin, por ai i ka thënë se nuk kishte
dëshirë që të kryente marrëdhënie seksuale dhe Krystle, e tërbuar nga
inati, e ka kafshuar në organet gjenitale. Më pas, ajo edhe e ka goditur
të dashurin në mes të rrugës.
Krystle dhe Jeffrey kanë një
fëmijë së bashku. 24-vjeçari nuk ka dashur të padisë partneren e tij e
tashmë ajo është lënë e lirë.