Saturday, May 18, 2013
Letra e grisur, Elona lesbike i shpreh dashurinë Rikes?!
Elona dhe Rikja padyshim që janë
dy banoret e Big Brother Albana që do të bëjnë spektakël në javët e
mbetura deri në fund. Javën që kaloi ato janë penalizuar nga organizatorët
për shkak të një episodi të ndodhur brenda shtëpisë. Ato ndodheshin në
krevat dhe po bisedonin në momentin kur Elona shkruan në një letër një
mesazh në zarf për tia treguar Rikës pa patur nevojën që të flasë e të
dëgjohet në mikrofonë. Vigani nxiron në vrap tek Elona dhe shqipton të
jetë shkruar në këtë letër “Unë të dua” mes fjalëve të tjera.
Organizatorët i kërkojnë Elonës të dorëzojë letrën por ajo vendos ta
grisë atë duke ju drejtuar Rikës me shprehjen “E kisha shumë të
nevojshme të ta thoja”. Është Rikja e cila më pas e përqafon dhe i thotë
“pse duhet të ma thoje këtu?”. Më pas Rikja pohon se nëse do ti
vendoset kusht të tregojë përmbajtjen e letrës ose të dalë nga shtëpia
ajo do të zgjedhë të dalë nga shtëpia. Më pas vajzat përqafohen por
ndëshkohen nga organizatorët. Duket se mes tyre tanimë po lind një
dashuri që përbën një eveniment të veçantë për televizionet dhe
spektaklet shqiptare.
Labels:
Big Brother