Labels

Tuesday, May 7, 2013

Misioni sekret i Rikes tremb banoret në shtëpi

Joana vazdon me mendimin e saj se Rikja nuk është e keqe siç ajo tregon veten herë pas here por është më ndryshe. Ajo argumenton edhe veprimet se nga e ka kuptuar një gjë të tillë.

Joana e paralajmëron Viganin se ai është në shënjestër të Rikes dhe duhet të ketë kujdes nga ajo sepse që në fillim Rikja ka pas një tendencë ndaj tij. Elona ndërhyn duke e pyetur Joanën sepse duhet të ketë kujdes Vigani nga Rikja. Joana i përgjigjet që asnjëherë nuk i dihet misioni i saj dhe kjo është arsyeja se përse duhet të jetë i kujdesshëm. Teksa banorët vazhdojnë të bëjnë hamendësime për Riken, Edberi shprehet se këtë javë është Rikja ajo e cila do të lërë shtëpinë.

Sipas Elonës, Rikja nuk është me mision por do të jetë diçka tjetër e cila do të na habisë të gjithëve dhe nuk do të jetë nga ato gjëra që ne kemi parashikuar. Banorët hedhin hipoteza nga më të ndryshmet për misionin e Rikes. Sipas Shpendit, Rikja mund të ketë një mision si ai i Arsimit por në këtë rast për të eliminuar dikë i cili është në nominim ose për çdo javë ka një mision të caktuar për te zgjatur jetëgjatësinë në shtëpi.

Rike ndërkohë ndodhet në dhomën e gjumit shtrirë dhe po bisedon me Viganin në lidhje me dyshimet që banorët kanë në lidhje me misionin e saj. Vigani i rrëfen Rikes, se çfarë mendojnë banorët për të. Sipas Viganit, Rikja kur të dalë do të eliminojë edhe një banorë të shtëpisë. Rikja nuk thotë as po as jo, por i thotë Viganit që dua ti jap dorën personit që e ka thënë një gjë të tillë. Në bisedë përfshihet edhe Elona, e cila ka edhe ajo të njëjtin mendim si gjithë banorët e tjerë që ajo ka një mision në shtëpi. Rikja i thotë banorëve që bëjnë mirë që kanë dyshime, por jo kaq thellë sa i futen ato.