Labels

Friday, May 17, 2013

Nëna pranon: Kam mbytur dy fëmijët e mi


Një nënë 26 vjeçare ka pranuar para policisë se ka mbytur dy fëmijët e saj në vaskën e banjos në shtëpi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ronchamps, në lindje të Francës. Pas krimit të kryer ishte vetë gruaja ajo që lajmëroi policinë për të treguar gjithë sa kishte bërë.
Siç raportohet, kur agjentët mbërritën në shtëpi gjetën dy trupat e vegjël në vaskën me ujë.
Dy fëmijët të identifikuar si njëri 2 vjeç e gjysëm dhe tjetri vetëm 8 muajsh. Gruaja rrëfeu se i kishte vrarë fëmijët si shenjë inati ndaj partnerit, ndërsa aktualisht ndodhet e shtruar në spital.
Aktualisht nga ana e policisë po merret dëshmia e babait të fëmijëve, në mënyrë që të zbulohen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë.