Rikja pranon te flejë me Edberin me kushtet e saja
Ajo i premton Edberit se do të flejë me të vetëm nëse ai pranon që ajo t’i lyejë flokët. Edberi pranon dhe Rikja i vë kushte që ai do të mbajë distancën që ajo do. Pas Edberit, Rikja kërkon që të bindë Viganin, por ai i kërkon që ta puthë në buzë. Rikja i vë edhe atij disa kushte duke i thënë se ajo pranon vetëm nëse puthja do të bëhet me buzë të mbyllura, të përthyera brenda gojës, në mënyrë që të jetë sa më larg një puthje reale apo pasiononte. Vigani nuk pranon duke i thënë “kjo që kërkon ti nuk është puthje”. Rikja heq dorë nga ai dhe shkon në banjë për të lyer flokët e Edberit.