Iliri
nis ta gjuaj Riken me bojën e mbetur nga tullumbacet dhe por kjo gjë i
shkakton bezdi Rikes dhe i kërkon që të pushojë. Banorët e kritikojnë
Riken që nuk duhet të lëvizte sepse penalizoheshin të gjithë nga një gjë
e tillë dhe kjo ndikon në buxhetin e javës.
Pasi lënë fushën e lojrave, banorët shkojnë të gjithë në tualet për të
bërë dush dhe Iliri edhe aty nis ta ngacmojë Riken me fjalë në lidhje me
provën e javës. Rikja i kërkon që mos ta vazhdojë më gjatë këtë
diskutim sepse po e tepron shumë. Teksa Iliri përdor një fjalor të
papërshtatshëm me Riken, ajo acarohet dhe nis ta godasë Ilirin me
shishet e shampos që ndodheshin ne tualet. Rikja shumë e acaruar i
kërkon Ilirit që mos të përdori atë fjalor me të sepse e ka ekzagjeruar
dhe e ka duruar shumë. Anaidi futet mes saj dhe Ilirit për të ndaluar
sherrin mes tyre dhe për të qetësuar Riken por kjo gjë vazhdon për disa
minuta. Rikja teksa i kundërvihet ashpër Ilirit, i thotë që nuk do të
flasë me të dhe nuk e kupton se përse e ngacmon ai. Të gjithë banorët
mblidhen në tualet për të shuar konfliktin mes tyre. Iliri teksa del nga
dushi i thotë Rikes se ishte një gjë nga e cila vareshin të gjithë.
Rikja i kthehet sërish e nervozuar që të qëndrojë larg saj sepse nuk
është niveli i duhur për të. Elona i thotë Rikes të qetësohet sepse
Iliri atë kërkon prej saj dhe mos ta vrasë mendjen sepse nuk ishte vetëm
ajo që lëvizi, por ishin dy grupe sipas komunikimit të Vëllait të Madh.
Pasi situata qetësohet Anaidi nis të bëj shaka me Riken duke komentuar
qëndrimin e Ilirit gjatë sherrit me Riken.