Labels

Saturday, April 27, 2013

Aksidentohet djali i Gramoz Ruçit


Aksidentohet nga një automjet Ledio Ruçi, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave në Tiranë mbrëmjen e së enjtes.  Sipas policisë së kryeqytetit, 28-vjeçari Ruçi ka pësuar disa plagë të lehta. Ledio Ruçi ka qenë duke lëvizur me një motor tip “Piagio” kur është goditur nga një automjet tip “Mitsubishi”, me targë AA 958 AE, që drejtohej nga shtetasi Arben Bodlli.

Përplasja ka qenë e fortë, megjithatë djali i Ruçit ka pësuar vetëm disa plagë të lehta.

Policia bënë të ditur se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Arben Arif Bodlli, 44 vjeç, pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia mbasi hetori ngjarjen, konstatoi se drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të frenojë në kohë makinën për të shmangur përplasjen.

/Shekulli Online/