Labels

Saturday, April 27, 2013

Pengmarrje në Durrës e Fier

Një zënkë për motive banale ka cuar në pengmarrjen dhe keqtrajtimin për rreth 1 orë të një taksisti 31-vjeçar në qytetin e Durrësit. 

Policia e qytetit bregdetar njoftoi se taksisti Isa Xhamani është përfshirë në një zënkë me një person tjetër të identifikuar si Sabri Veterniku. Ky i fundit e ka marrë peng 31-vjeçarin duke e shoqëruar atë me forcë për në banesën e tij në Shkozet.

Uniformat blu njoftojnë se për 60 minuta, Veterniku ka ushtruar dhunë ndaj 31-vjeçarit Xhamani. Ky i fundit është shoqëruar për në spitalin e qytetit të Durrësit, ndërsa policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, një tjetër pengmarrje është regjistruar në qytetin e Fierit, ku protagonist dyshohet se ka qenë 23-vjeçari Elis Dine. Dine akuzohet se ka marrë peng një vajzë 18-vjeç. Ai u prangos nga policia dhe tani ndaj tij rëndojnë akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë dhe përndjekjes.