Kishte kohë që ishte paralajmëruar dhe më në fund, doli. Bashkëpunimi i shumëpritur i Florit me Genën vjen nën titullin “Jo vetëm fjalë”, një produksion i “Threedots”, teksa është i shoqëruar edhe me një videoklip të realizuar nga “Max Production”.
Megjithëse teksti ka nota paksa melankolike, nga ana tjetër muzika është tepër ritmike. Jo më kot, edhe pse sapo ka dalë, parashikohet që tani si një “hit” i kësaj vere. Vetëm pak minuta më parë është hedhur në Youtube dhe direkt ka marrë qindra klikime...