Labels

Wednesday, May 8, 2013

28-vjeçarja: Ja si më përndjek mjeku i martuar me mesazhe erotike

TIRANE - “Jeta ime është kthyer në një ferr të vërtetë… Ai më përndjek kudo...”. Kjo është historia e 28-vjeçares me iniciale I.P, e cila përndiqet prej një viti nga një 61-vjeçar. “Takimi i tyre ka qenë krejt i rastësishëm. E kam njohur rastësisht, por nuk e mendova për asnjë moment se që prej asaj dite jeta ime do të kthehej në një ferr të vërtetë”, rrëfen për “Gazeta Shqiptare” 28-vjeçarja. Ajo kërkon që autoritetet shqiptare ta ndihmojnë me të moshuarin e martuar, pasi vetë nuk mundet më. 
Kur ka nisur si histori? Historia ka një vit që ka nisur. Gjithçka ka lindur krejt rastësisht, sikur ndodh një njohje rastësore mes dy njerëzve në rrugë. Kam qenë në një klinikë private dhe kam kërkuar adresën e një mjeku, zotëria në fjalë më ka thënë që të ndihmoj unë dhe më tha që ‘merr numrin tim të telefonit për çdo gjë që mund të kesh’. Edhe unë ia dhashë numrin tim, sepse duke u nisur nga mosha dhe nga profesioni i tij si mjek, nuk më shkoi asnjëherë në mendje se gjërat do të arrinin deri në këtë pikë. Që nga ajo ditë, jeta ime është bërë një ferr i vërtetë. 
Zotëria ju ka përndjekur? Ai më ndiqte në çdo vend ku unë shkoja. Ka ardhur kur unë kam qenë me shoqërinë time, kur kam qenë në punë, ka ardhur poshtë shtëpisë sime. Ai ka një vit që më ndjek pafund, kudo që unë shkoj. Më ka dërguar sms pa fund në telefon, në “Facebook”, madje në telefonin e tij ka edhe foto të ndryshme nga çaste të jetës sime. Ai ka ardhur edhe poshtë pallatit tim, ka ardhur kur unë kam qenë në kafe me shoqërinë time dhe ka tentuar që të hyjë me dhunë. Më ka kapur edhe me dhunë në një rrugicë pranë shtëpisë sime dhe unë jam ulur në kafe, për ta sqaruar dhe për t’i thënë që të mos më shqetësonte më, por situata sa vinte dhe përkeqësohej. Pas kësaj kam bërë denoncimin në komisariatin nr.3, ku kam treguar çdo gjë dhe policia më ka thënë: “Zonjushë, mos u shqetëso, zotëria nuk do të shqetësojë më”. Dhe unë mendova se çdo gjë do të merrte fund. Por ai vazhdoi sërish, derisa unë u detyrova që të shkoj sërish në komisariatin nr.2. 
Kur e keni bërë denoncimin e parë? Denoncimi i parë është bërë para tre muajsh, ndërsa denoncimi i dytë është bërë para 10 ditësh. 
A e kishit takuar më parë zotërinë? Jo, ka qenë hera ime e parë që e takoja, nuk e kisha parë më parë dhe ai që prej atij takimi është fiksuar. Madje, ai më ka dërguar edhe disa mesazhe që më vjen turp vetëm kur i përmend. 
Çfarë thuhej në atë mesazhe? Në mesazhe të ndryshme ai më shprehte dashurinë, më shkruante se nuk jetonte dot pa mua, më kërkonte që të lidhesha me atë, të dilja, më kërkonte që të martoheshim bashkë, sepse në krah të tij jeta ime do të ishte e mrekullueshme. Në këto kushte unë kërkova ndihmën e autoriteteve shtetërore, sepse unë nuk mundem më. 
E keni ndërruar ndonjëherë numrin e telefonit? Po, po e kam ndërruar, ai tashmë nuk e ka numrin tim, por ka ardhur poshtë pallatit tim, edhe kafen ku ulem unë e di, njeh shoqërinë time, është bërë një problem për jetën time. Kur ndërrova numrin, ai më çon sms në “Facebook”. Madje ka deklaruar edhe para grupit tim shoqëror se është aq i fiksuar pas meje, saqë një ditë ka ndaluar ambulancën me një të sëmurë brenda, vetëm që të më shikonte mua. Unë nuk jetoj dot më kështu. 
Kur ka qenë hera e fundit që ju ka shqetësuar? Hera e fundit ka qenë në 20 prill, kur unë isha në kafe me shoqërinë time dhe ky erdhi dhe deshi të futej me zor brenda në lokal. Ka qenë pronari i lokalit ai që e ka përzënë. Edhe kur më kapte në rrugë më thoshte, ‘ti duhet të vish në kafe me mua se është për të mirën tënde, ti duhet të shkosh në krevat me mua, se është për të mirën tënde’. Kam filluar të shqetësohem shumë, sepse unë nuk mund të jetoj e qetë me një njeri të tillë vërdallë, ai nuk më lejon që unë të jetoj e qetë, që të bëj jetën time. Ai njeri rrinte gjithë kohës duke vëzhguar sjelljet e mia dhe se çfarë bëja unë në jetë. 
Po njerëzit tuaj të afërt si kanë reaguar ndaj tij? Nuk ka mbetur njeri nga njerëzit e mi, qofshin këto miq, shokë, të afërm, familjarët e mi që nuk kanë tentuar që ta takojnë atë dhe i kanë thënë që të më lerë të qetë, por ai rri disa ditë dhe nis sërish. Unë nuk di se çfarë të bëj më, vetëm shteti mund të më ndihmojë. Ai njeri duhet të ndërgjegjësohet për veprimet që po bën, shteti duhet të më ndihmojë që unë të jetoj e qetë jetën time. 

MESAZHET NE FACEBOOK 
K. E: 
TI ISHE TE VETURA E BUKUR? NORMAL,SE BUKUROSHET 
I HYPIN TE VETVRAT E BUKRA…. 
K.E: 
KANCERI QAFES MITRES, ZE SHPESH FEMRAT QE KANE 
FILLUAR TE VOGLA SEXIN. BEJNE SEX ME SHUME 
PARTNERE, SEX ME PARTNERE QE E BEJNE ME SH. 
PARTNERE, ATEHERE DOJA TE TE NDIHMOJA TE BLEJE 
VAXINEN. BLEJE TANI SE TE SHPETON. EDHE KANCERI 
GJIRIT DO KUJDES…. 
K.E: 
I LIKE TO FUCH YOU AND ALL YOUR FRIEND,.I JUST NOT 
START TO FUCKS MANS. BUT I 4 U MY HEART, I MUST 
FUCK, ALL YOUR///////////// 
ËORLD “INTERPOL”…. 
K.E: 
C’KEMI BUKUROSHE? 
K.E: 
SHKERLLLLATE. TE KAM 
THENE NJE MIJE HEQE ZBUTE 
GJENDJEN,SE NUK DO SHPETOSH KURRRE,ME KETE 
SJELLJE TE SHKERDHYER. VETEM IF GJENDESH E HEDHUR 
NE NDONJE KANAL, NGA ATA PLEHRAT QE JE LIDHUR. 
THIRRI MENDJES IDJOTE…. 
K.E: 
C KEMI, KUFOMA….TE KAM DALE BORXHIT, DO 
PENDOHESH, SE EDHE SIKUR TE TE KENE VARROSUR, AS 
ATJE NUK DO TE LE RAHAT E DO TE CVARRROS!!! 
K.E: 
C KEMI RRRUSHI BUKUROSHE… 
K.E: 
BEJ,QE TE KETE NDONJE MANASTIR QE TE TE FALE 
MEKATET!!! TE MOS JETE PER TY KENGANJE MANASTIR/KU TI TE SHKOSH E TE RREFEHESH/TI JE E
GJITHA SHKRETETIR/ NUK MERITON AS TE URREHESH!!!!!!
K.E:
MOS HIK ME V VRAP SHKERLLLLATE PO ME DOLE PARA.
AKOMA TE KANE TE FEJUARIT NE DORE. UNE NUK NGUTEM.
POR DO TE VIJE DITA…