Labels

Wednesday, May 8, 2013

Joana qan për Anaidin; Edberi e ngushëllon me përqafim dhe ...

Ajo i thotë Edberit që pas debatit që ajo kishte me Eldorën ai duhet të vinte të qetësonte Joanën dhe më pas të kthehej në dhomën e ndenjes e të qeshte me banorët e tjerë.

Joana thotë që nuk po i pëlqen aspak qëndrimi i Anaidit. Edberi i thotë që as atij nuk i pëlqen sjellja e tij me Joanën. Ai i thotë se përderisa ju keni një lidhje bashkë ai duhet të rri pak më tepër me ty. Vërtetë kjo është një lojë, shton Edberi, por duhet parë edhe ana tjetër. Edberi më pas e pyet Joanën nëse ka folur me të për gjërat që e shqetësojnë. Joana i përgjigjet që ka tentuar të flasë por ka marrë disa përgjigje që nuk i kanë pëlqyer. Edber i shpreh Joanës që nuk po e kupton dot strategjinë që po përpiqet të ndjekë Anaidi.

Pas këtij diskutimi me Edberin, Joana preket nga distancimi i Anaidit dhe fillon të qajë. Edberi e përqafon dhe përpiqet ta ngushëllojë me fjalë.