Labels

Monday, May 6, 2013

BB- Rikja dhe misteri i të atit që e bën të qajë

Teksa ndodhen në lulishte, Anaidi fillon të “ngacmojë” Riken. Elona duke qeshur thotë për Riken se është shumë e keqe. Anaidi i përgjigjet që le të jetë e keqe, mua më pëlqen të luaj me rrezikun. Rikja teksa qesh e pyet Anaidin nëse i duket vërtetë e keqe. Anaidi i përgjigjet që i duket e rrezikshme dhe jo e keqe. Rikja shton se përveç Elonës, askush nuk e kupton në shtëpi.

Teksa flet me Anaidin, Rikja i kërkon që ta shohi në sy. Anaidi i përgjigjet që njerëzit mashtrues ai asnjëherë nuk i sheh në sy, madje as Joanën. I vetmi person që sheh në sy është Elona. Anaidi më pas e pyet Riken nëse është rritur më shumë në shtëpi apo në rrugë. Rikja pasi i përgjigjet në shtëpi, e pyet se përse ja drejtoi këtë pyetje. Anaidi i përgjigjet që e bëri kot, thjesht sepse donte të dinte ndonjë informacion në lidhje me të.

Rikja më pas fillon të sqarojë se nuk ka jetuar kurrë vetëm, larg familjes dhe kjo është hera e parë që ajo shkëputet për një kohë të gjatë. Sipas saj motra, ka krijuar familje dhe nuk mund ti kërkojë asaj të kujdeset për vëllain dhe mamanë. Rikja i rrëfen Anaidit se shumicën e jetës së saj do e kalojë me familjen deri sa vëllai të rritet. Anaidi më pas e pyet se çfarë pret ajo nga Big Brother dhe për çfarë u fut në shtëpi. Rikja i përgjgijet se nuk mund t’i thotë atij një gjë të tillë sepse nuk kanë afrimitet. Kur ai e pyet nëse ka në plan të kthehet në shqipëri, ajo i përgjgijet ndoshta. Rikja fillon ti tregojë Anaidit për debulesën që ajo ka për vëllain e saj më të vogël dhe kujdesin që ajo tregon për të. Sipas saj ai është në një moshe delikate të adoleshencës dhe duhet ta kontrollojë shpesh në mënyrë që të marrë një rrugë të drejtë.

Kur Anaidi e pyet Riken në lidhje me babain, Rikja fillon të qajë dhe rrëfen vetem që i ati i saj nuk ndodhet me familjen. Pas kësaj ajo çohet nga tavolina dhe futet brenda në shtëpi duke e lënë Anaidin vetëm.