“Sic te dogja makinen do te djeg edhe ty”. Me keto fjale 38-vjecarja e cila i dogji automjetin te dashurit pasi nuk i beri dhurate per Shen Valentin, e ka kercenuar ate me jete. Adriatik Sh, eshte paraqitur dy dite me pare ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes per te denoncuar ish te dashuren e tij. Ai ka deklaruar para oficereve te policise kriminale se eshte kercenuar me jete nga Rudina R. Kjo e fundit eshte shpallur ne kerkim nga policia dhe po punohet per kapjen e saj.
Kercenimi
Dy dite me pare 38-vjecarja Rudina R, eshte perballur me ish te dashurin e saj Adriatik Sh, ne nje lokal tek kompleksi i pishinave prane Liqenit Artificial. Ajo e ka kercenuar ate se do ta digjte ashtu sic i dogji automjetin mbremjen e Shen Valentinit, me 14 shkurt te ketij vit. “Sic te dogja makinen do te djeg dhe ty”- i eshte drejtuar 38-vjecarja, ish te dashurit te saj dhe me pas eshte larguar. Nderkohe qe pas ketyre fjaleve i demtuari i eshte drejtuar policise. Burime nga policia thane se Adriatik Sh, kreu denoncimin per te parandaluar ndonje ngjarje tjeter te mundshme nga ana e 38-vjecares. “Ajo me dogji makinen, dhe mund te vazhdoje te beje serish keq pas shpine. Jam i detyruar ta denoncoj” . Mesohet te kete thene ne polici i demtuari.
Makina
Mbremjen e Shen Valentinit, Rudina R., dogji automjetin e te dashurit te saj. Ngjarja ndodhi me 14 shkurt te ketij viti prane zones se “21 Dhjetorit” ne Tirane kur 38-vjecarja shkrumboi makinen tip Chevrolet “Corvet” ne pronesi te Adriatrik Sh. Autorja e ngjarja u identifikua vetem pak ore pas djegies se automjetit dhe u shpall ne kerkim ndersa lidhja e saj me te dashurin mori fund. Ajo u kap rreth dy jave me pare ne aeroportin “Nene Tereza” ne Rinas dhe pasi qendroi disa dite ne qeli per “shkaterrim prone” u la e lire. Dorina R., ka qene arrestuar me pare per armembajtje pa leje apo per kanosje me jete te ish-bashkeshortit per kujdestarine e vajzes ndaj dhe policia ka marre seriozisht denoncimin e Adriatik Sh, duke shpallur menjehere ne kerkim 38-vjecaren me qellim marrjen e saj ne pyetje ne lidhje me pretendimin e kallezuesit.