Labels

Sunday, May 12, 2013

BB6: Eliminim i dyfishtë, lë shtëpinë Edberi dhe ...

Arbana bën të ditur për shikuesit se gjatë mbrëmjes së sotme do të ketë një eliminim të dyfishtë. Sot do të jenë dy banorë që do të lënë shtëpinë dhe banorët nuk e dinë një gjë të tillë.
I pari që lë shtëpinë si më pak i votuari nga publiku është Edberi ndërsa pak më vonë Arbana bën të ditur për banorët se një tjetër prej tyre duhet të largohet mbrëmjen e sotme. Përmes një televotimi mes Anaidit i cili është në nominim të përhershëm dhe Joanës, si më e nominuara nga banoret, publiku zgjodhi se duhet të ishte Joana ajo që duhet të linte shtëpinë e Big Brother Albania 6.