Labels

Sunday, May 12, 2013

Gazeta britanike tallet me Bleona Qeretin


Gazeta britanike “Daily Mail” ka ironizuar shumë keq këngëtaren shqiptare Bleona Qereti, që e ka përfshirë së fundi në një artikull të vetin, duke u tallur me fjalët e saj për princin Harry.
Gazetari Richard Kay shkruan: “Nëse romanca e tij me Cressida Bona nuk funksionon, ai mund të drejtohet diku tjetër”.
Bleona Qereti është një këngëtare 33-vjeçare që e llogarit Princin e Monakos, Albert dhe stilistin Roberto Cavalli si miq. Madje, Donald Trump e cilëson atë “personin më të famshëm që ka takuar ndonjëherë”, kur ata kryqëzuan sytë pesë vjet më parë, vë në dukje me doza ironie, gazeta britanike.
Bleona po viziton së fundi Londrën dhe në prononcimet e saj lexohet të ketë thënë: “Princi Harry dhe ynë kemi shumë miq të përbashkët dhe ata më kanë treguar gjithçka për të”, thotë Bleona, duke shtuar: “Mendoj se është shumë simpatik dhe kam dëgjuar që është paksa i egër”.