Me ardhjen e sezonit te bukur vijnë dhe dietat për te qene sa me te holla dhe gati për provën e kostumit te plazhit. Te humbasësh peshe është një ëndërr për te gjitha femrat, qe për ne vere duan te dobësojnë barkun dhe ijët, për tu ndjere ne forme. Trendi i momentit, ne fakt është te ndryshoni zakonet e te ngrënit dhe te ndiqni një program ushqimor qe konsiston për te humbur peshe ne mënyrë me te shpejte.
Dieta Slow, 2 deri ne 7 kile
Programi ushqimor është ideuar nga një kirurg plastik, Pier Paolo Rovatti i cili ka vendosur te trajtoje dobësimin dhe plakjen si dy probleme ne te njëjtën fushe. Behet fjale për një diete anti-age. Ne fakt me kalimin e kohës është e nevojshme te evitoni dobësimin e mekanizmave qe ju mbajnë te rinj.
Produkte te rëndësishme për dietën: Algat te cilat kane përmbajtje te larte hekuri, vaj argani.
Dieta 5:2, 5 deri ne 10 kile
Kjo diete konsiston për te humbur peshe ne mënyrë te shpejte. Shpikësi i kësaj diete është mjeku Michael Mosley, i famshëm fal programit te tij ne BBC. Dieta e tij konsiston ne pese dite regjim ushqimor normal, dhe dy dite te ndërprisni te gjitha kaloritë.
Një shembull për një dite light: Mëngjesi 300 kcal (dy veze, proshute, kafe ose çaj i hidhur), një dreke e lehte me peshk apo mish ne zgar dhe perime, ku shkojnë ne total 500-600 kcal ne dite.
Dieta Dash, 3 deri ne 10 kile
Dieta Dash ndihmon edhe për te ndaluar hipertensionin. Emri mbase nuk është shume i bukur, por mes atyre qe ndjekin dietën Dash gjejmë aktoren Natalie Portman. Regjimi ushqimor i krijuar nga nutricionistja Maria Heller bazohet ne 14 ditët e para te dietës, për te ri zgjuar organizmin përmes nje konsumi proteinash, dhe ne fazën e dyte futen ushqimet si patatja, e cila është e pasur me amidon.
Ushqimet e dietës: fasule, thjerrat, veze dhe shume pak karbohidrate. Jo frutave dhe ushqimeve integrale. Këshillohen 2-3 vakte te lehta ne dite dhe te mbushni pjatën me perime plote ngjyra, sepse dhe syri kërkon pjesën e vet.