Labels

Tuesday, May 14, 2013

Përdhunonin fëmijët e tyre dhe i nxirrnin videot online, arrestohen prindërit

Kishin abuzuar me fëmijët e tyre për të realizuar filmime pedofilie dhe pornografike, duku i publikuar më tej në “Deep Web” në internet. Nën këtë akuzë u arrestua një 41 vjeçar dhe e shoqja e tij, të cilët kanë abuzuar seksualisht me fëmijët e tyre 9 dhe 10 vjeç.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Catania të Italisë, ku përveç tyre policia arrestoi edhe dy persona të tjerë të akuzuar për organizim të pedofilisë.

Në faqen në internet “Deep Web”, një grup prej 9 personash, 4 prej të cilave të akuzuar për prodhim dhe tregtim të materialeve dhe videove me pullë të kuqe, ku në qendër ishin fëmijët, kishin publikuar qindra filmime.

Nga hetimet  rezultoi se prindërit kishin abuzuar seksualisht me fëmijët me synimin për të prodhuar video pedofilie, për të nxjerr fitim nga shitja e tyre.

Në njërën nga pamjet e filmimit burri shfaqej duke përdhunuar vajzën 9 vjeç, ndërsa në tjetrën gruaja e veshur si murgeshë përdhunonte të birin 10 vjeç, brenda ambienteve të një kishe
                                                                      BURIMI : NOA.al