Dafina, si po kalon këto kohë, me çfarë po merresh?
Mirë shumë si gjithmonë, me projekte të reja. Puna nuk ndalet kurrë. Aktualisht jam duke punuar për disa projekte mjaft interesante, të cilat do të shohin shumë shpejt dritën e publikimit.
Kohët e fundit ke filluar të shkosh shpesh në SHBA, çfarë po ndodh?
Më pëlqen shumë Amerika, më inspiron dhe kam filluar disa projekte të rëndësishme këtu.
Ke rënë në kontakt me ndonjë producent atje?
Po, kam disa miq këtu në rrethin e muzikës dhe kemi filluar të punojmë për disa këngë.
Pra, do kemi të reja nga ty (këngë, videoklipe) gjatë stinës së verës?
Po, ka plot të reja nga unë këtë verë, projekte që tashmë kanë përfunduar. Do të ketë surpriza, pasi gjithashtu jam duke përgatitur albumin tim të tretë.

Klipi i këngës “Bloodah” është pritur shumë mirë nga fansat,
por ndërkohë ti vazhdon të kesh probleme me “Youtube”. Si do e zgjidhësh
këtë situatë?
Më vjen shumë mirë që kënga pati atë impakt në publik. Është pëlqyer shumë, sidomos nga fansat e mi, të cilët gjithmonë më kanë përkrahur dhe kanë pritur me kureshtje krijimin tim të radhës. Nuk kam pasur probleme me “Youtube”, por me bashkëpunëtorët të cilët janë ‘lidhur’ me “Youtube”. Megjithatë kjo situatë do të marrë fund shumë shpejt.
Ndërkohë, kurioziteti i publikut për jetën tënde private sa vjen e shtohet... Je në një lidhje aktualisht?
Jo, nuk jam në një lidhje dashurie.
Po thashethemet flasin për një histori me Dj Blunt?
Edoni (Dj Blunt) është një mik dhe bashkëpunëtor i mirë për mua, që e njoh prej 6 a më shumë vitesh. Është një mik i afërt i familjes sime dhe kam respekt për të dhe për punën që bën (Dj & Producer)...
Zërat thonë se do fejoheni këtë verë?
Hahahaha...
Edhe lidhjen me Ledrin e ke mohuar në fillim, por më vonë ajo rezultoi e vërtetë...
Kam dëshirë që jetën time private ta ruaj të tillë deri në fund. E kuptoj që kurioziteti është i madh, por do doja që të më mirëkuptonit derisa unë të ndihem gati për t’i bërë vetë gjërat publike.
Si është Dafina në një marrëdhënie?
Hmm, s’di të jap një përgjigje për këtë.
Je xheloze?
Shumë pak.
Çfarë të pëlqen më shumë tek një mashkull?
Karakteri, sharmi...
Si do ta përshkruaje mashkullin tënd ideal?
Dëshiroj pikë së pari që të jetë i thjeshtë, shumë i thjeshtë.
A ke ti një jetë normale, ke shoqëri të zgjeruar, apo je Dafina që ka një vetëkontroll të tmerrshëm (si në skenë)?
Kam një jetë shumë normale. Natyrisht që kam shoqërinë dhe familjen time. Këto të dyja krijojnë një familje të madhe, brenda së cilës unë ndihem rehat, e sigurt, ndihem Dafina.
Si është Dafina në familje?
Shumë e afërt dhe e përkushtuar.
Çfarë marrëdhënieje ke me mamin dhe motrat?
Me mamin dhe motrat, jemi gjithçka. Motra, shoqe të ngushta... Marrëdhënia jonë është shumë e ngushtë. S’mund ta përshkruaj me fjalë.
Po me babin si shkuan gjërat? Flet tani me të?
Nuk kam kontakt me të prej 23 vitesh.
Po pse?
Nuk dëshiroj të flas për këtë pjesë. Ndoshta një herë tjetër mund ta ezaurojmë si temë.
Si e kalon kohën e lirë?
Kur jam në Kosovë ose Suedi, kohën e lirë përpiqem ta shfrytëzoj në maksimum për familjen. Ndërsa në raste të tjera i përkushtohem shoqërisë. Bëjmë plane bashkë, për t’u relaksuar e për të bërë qejf.
Ushtrohesh në ndonjë sport?
Gjatë gjithë kohës shkoj në palestër. Për trajner kam një mikun tim shumë të afërt. Ndonjëherë luajmë edhe basketboll.
Del për jetë nate?
Shumë rrallë.
Pi alkool? Po cigare?
Alkool po, cigaren nuk e preferoj.
Ke rënë ndonjëherë pre e substancave narkotike?
Jo.
Ç’marrëdhënie ke me koleget? Ke shoqëri me ndonjërën prej tyre?
Me të gjitha shumë mirë. Kam respekt për koleget e mia, për punën e tyre, por nuk do të veçoja një. Kam me të gjitha një marrëdhënie korrekte.
Ty herë pas here të sulmojnë koleget. Gjira ka qenë e fundit që e ka bërë këtë. Pse mendon se ndodh kjo?
Jo të gjithë e shprehin njësoj dashurinë (buzëqesh)...
Sa e ndjen konkurrencën?
Nuk e ndjej fare... Mendoj që ka vend për të gjithë. Secili merr atë që i takon. Çdonjëri prej nesh ka vendin e tij, stilin dhe zhanrin e vet.
Cila është këngëtarja jote e preferuar në skenën shqiptare?
Jonida Maliqi (buzëqesh). Femër me klas, zë të ëmbël dhe po ashtu më pëlqen si person.
Të shohim gjithmonë e më të tërhequr nga kompeticionet. Shumë shpejt do të mbahet në Kosovë “Videofesti Muzikor”; do të jesh atje?
Fatkeqësisht nuk do të mundem, sepse do të qëndroj edhe për disa javë në New York. Gjithsesi do ta ndjek nga këtu dhe do kryqëzoj gishtat për më të mirën.
Ti je shpallur fituese e disa çmimeve në këtë festival, madje një herë ke rrëmbyer edhe çmimin e madh. Ç’mendim ke për “Videofestin” si kompeticion?
Është galaja më e mirë që kemi në Kosovë. Tashmë është kthyer në një traditë dhe më bëhet shumë qejfi që çdo vit që kalon bëhet edhe më mirë.
Kur do të takohemi bashkë në Tiranë?
Nuk e di. Shpresoj së shpejti. Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë intervistë të ëmbël, juve dhe lexuesve tuaj që patën durim të më lexonin deri në fund. Ju dëshiroj një verë të mbushur me dashuri dhe muzikë të mirë nga unë. Ju dërgoj një buqetë me puthje nga New York-u...