Labels

Saturday, May 25, 2013

Joana: Jani më kërkoi të ktheheshim bashkë.! Ja Çfar mendoj për banorët.(intervist)


Finalistët e “Big Brother” në sytë e Joanës…

RIKJA

Për mendimin tim është një llasticë e shtirur, një femër shumë e ulët.
Pse e quan femër të ulët?
Është e ulët sepse është 100% false. Në çdo gjë që bën, kthehet nga kamera e thotë: “Ua, e dëgjoi mami im këtë gjë”…
Si mendon se është ajo në të vërtetë?
Mendoj që nuk është absolutisht siç duket. Brenda shtëpisë kufizohet shumë nga komplekset që ka, dhe nuk e tregon aspak veten e saj. Thotë që ka një lidhje 7-vjeçare me një mashkull, por as kjo nuk është e vërtetë. Gënjen!
Pse duhet të gënjejë për një të dashur që nuk e ka?
Ajo e ka, por s’ka vetëm atë të dashur. Rikja ka disa lidhje paralelisht me meshkuj. Njërën prej tyre, e dinë të gjithë. Flas për lidhjen me Noizyn. Ndaj ia dinte të gjitha këngët përmendësh.
Po “të dashurit” e tjerë kush janë?

Të tjerët janë meshkuj jo të famshëm. Këto fakte nuk i di vetëm unë, por edhe shumë njerëz të tjerë, të cilët pohojnë të njëjtën gjë. Unë i kam parë edhe fotot në “Facebook”. Duket qartë që është vajzë që pëlqen daljet, jetën e natës, ndërkaq në shtëpi e fsheh dhe këtë pjesë të sajën.

ELONA E kam thënë dhe do ta përsëris, që Elona fare rastësisht na doli vajzë me parime.
Po ti nuk e njeh nga jashtë… Nga e di që nuk ka parime?
Nuk kam fare nevojë ta njoh Elonën nga jashtë, sepse në atë shtëpi jetova dy muaj e dy javë dhe besoj se është kohë e mjaftueshme për të njohur karakterin e çdo njeriu që është aty.
Domethënë, sipas teje nuk është vajzë me parime?
Ajo mund të ketë parime, por jo ashtu siç e sheh dhe mendon se është publiku që e ka ndjekur. Kjo u vërtetua sidomos me letrën që i shkroi Rikes. Sigurisht që i ka shkruar diçka që publiku nuk duhej ta merrte vesh, prandaj ishte kaq intime dhe u mbajt fshehur.
Ti, e di përmbajtjen e letrës? E ke lexuar?
Vigani më ka thënë se ka arritur të lexojë vetëm “Unë ty…”. Kaq. Por duke e njohur shumë mirë Elonën, mendoj që aty ka pasur fjalë që shprehnin ndjenjat e saj. Jo më kot e kam provokuar javën e fundit para se të dilja, duke i thënë se ardhja e Rikes në shtëpi tronditi raportet e saj me Ilirin dhe nuk i pëlqenin më veprimet e tij.
Ti mendon që Elona është e dashuruar me Riken?
Elona është e afeksionuar me Riken.
Mendon që Rikja e tërheq fizikisht?
Po, mendoj se ka tërheqje.
Mendon që Elona është lesbike?
Po, mendoj që Elona mund të jetë lesbike. Ke parë ndonjë gjest apo ndonjë shikim dyshues midis të dyjave?
Shikime gjithmonë. Në momentin që ka ardhur Rikja në shtëpi ajo ndryshoi.
Vetëm shikime të Elonës karshi Rikes, apo dhe anasjelltas?

Elona karshi Rikes. Por Rikja, derisa ia pranon e ia duron, do të thotë që i pëlqejnë ato shikime.

ILIRI
Nuk është njeri negativ. Madje mund të them se Iliri është njeri pozitiv. Unë dhe Iliri që në fillim vendosëm që të ishim kundërshtarë. Është shumë karagjoz, e tepron. Është zhuls. Nuk ka higjienë. Tani nga fundi ka filluar të lahet. Ndaj e pyesja shpesh: “A e mbarove shampon që ke filluar që ditën e parë që hyre në ‘Big Brother’?” Është edhe shumë mashtrues. Ka disa vese që sinqerisht nuk ia duroja dot fare. Por nuk është njeri i keq. 

SHPENDI 
Për Shpendin në fillim mendoja se ishte shumë pozitiv, por që nga momenti që u shpreh për të atin në atë formë, kuptova që ky njeri nuk është aspak human, edhe pse ia vlerësoj gjestin e bamirësisë që ka bërë.
Çfarë tipi është Shpendi, për mendimin tënd?
Është një nga ata tipa që, në momentin kur ndihet i rrezikuar, mbyt njeriun më të afërt. Këtë e bën vetëm për të shpëtuar veten. Për shembull, në shtëpi kanë qenë dy raste kur ai e ka viktimizuar Eldorën në një formë shumë të shëmtuar.
Mendon që ai këtë e bën vetëm brenda lojës, apo edhe në jetën jashtë?
Ai i tillë është edhe jashtë, të shet. Ndaj mban gjithmonë fjalime për drejtësinë e humanizmin, që të mbulojë këtë pjesën.

ELDORA Ta them troç si është Eldora? Është shumë e ligë! Është shumë negative, hipokrite. Mund të them që është ndoshta njeriu më hipokrit në atë shtëpi. Megjithëse më vjen vërtet keq për sëmundjen që ka, por ajo është shumë e kompleksuar nga kjo sëmundje. Kur je me të, nuk mund të flasësh për asnjë lloj çështjeje që lidhet me shëndetin, sepse ajo menjëherë e kthen sikur të tjerët e përdorin kundër saj.

ANAIDI O të vdes unë për të… (qesh)! Mendoj që çmimin e madh duhet ta fitojë Anaidi, sepse është njeri me vlera, shumë pozitiv, i drejtpërdrejtë. Është human dhe ju e keni parë humanizmin e tij në mënyrën se si është kujdesur për djalin invalid. Njerëzit si Anaidi janë të rrallë. Betohem që nuk arrij të gjej asgjë negative këtij njeriu. Është i dashur, ka zemër të madhe, ka shpirt human, ka karakter të fortë. Është mashkulli tipik që unë e dua përkrah meje.
A ke frikë se mos ndaheni kur ta jetoni lidhjen tuaj jashtë?
Absolutisht jo! Nuk e kam këtë frikë, sepse është ai që më ka dhënë siguri. Marrëdhënia jonë ka qenë reale, dhe mendoj që akoma më reale do të jetë jashtë lojës së “Big Brother”. Ai vetë ka deklaruar: “Joana është shumë brenda në shtëpi, dhe është shumë më shumë jashtë kësaj shtëpie”.
Ke kontaktuar me Janin?
Po, kam folur në telefon.
Çfarë të tha Jani për Anaidin?
Ai e vlerëson dhe e respekton vendimin tim. “Dua që ti të jesh e lumtur”, më tha.
Të kërkoi që të ktheheni bashkë?
Po, më kërkoi që të kthehemi bashkë.
Po ti çfarë i the?
I thashë që nuk mundem dhe që çdo gjë midis nesh ka marrë fund.
Si ta kërkoi këtë? Nuk e kishte problem që ti u lidhe me një tjetër?
Jo, nuk e kishte problem fare, sepse kemi kaluar gjashtë vite bashkë dhe jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Ai i di vlerat e mia. E di se sa e veçantë e sa e rëndësishme jam unë për të, ashtu siç edhe ai është i rëndësishëm për mua. Por midis nesh nuk ka më pasion. Unë e dua shumë, tamam si një familjar timin.
Me mamanë e Anaidit, kur do takohesh?
Këto kohë do takohemi, ndoshta para finales.
E ke ftuar për kafe?
Ajo më pret në shtëpi, do e pimë në shtëpi kafen, për t’iu shmangur fotove. Do pi një kafe, jo vetëm me mamin, por edhe me gjyshen e Anaidit. Mamaja e Anaidit është një femër shumë e sjellshme dhe e emancipuar. Këtë e kuptova nga një telefonatë e gjatë me të, e cila shkoi më mirë se ç’prisja.