Labels

Saturday, May 25, 2013

Fevziu humb kontrollin në emision: “Mbylle gojën dhe mos lëviz po të them. Pusho”

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut mesa duket diçka nuk ka shkuar mirë, pasi moderatori s’ka mundur dot të kotrolloje nervat edhe pse një muaj na ndajnë nga zgjedhjet.
Fevziu ka paur të ftuar në program ministrin e Transporteve Sokol Olldashin përball Artan Lames së Partisë Socialiste, por të gjithë janë shokuar kur ai një moment i ka klithur njërit prej të ftuarve. Fevziu regoi një moment dobësie pasi përplasi shkopin e prezantuesit dhe iu drejtua Lames: “Pusho, pusho. Pusho ore të them. Mos lëviz fare. Mbylle gojën po të them. Merr vesh ti, apo jo? Ai s’të ndërhyri, ti mos i ndërhy. Ore, dëgjon ti apo jo, pushooooo. Kur të mbarojë z. Olldashi, fillo ti. Po pusho or të them. Po deshe merr edhe shkopin e dil aty bëj oponencë”