Monday, May 20, 2013
Gruaja “i ha shpirtin”, Muhamed Ali në prag të vdekjes
Legjenda e boksit botëror, Muhamed Ali, është në prag të vdekjes. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij në një emision televiziv. Mësohet se ish-kampioni i peshave të rënda, vuan nga Parkinsoni, por ky nuk është shkaku i vetëm i vdekjes. Gjatë trasmetimit live, Muhamed Alinë shpërtheu në lot duke akuzuar bashkëshorten e 69 vjeçarit. Ai tregoi se vëllait i kanë ngelur dhe pak ditë jetë, pasi gruaja Loonie ja ka nxirë jetën me grindje.
“Vëllai im nuk mund të flasë, nuk më njeh mua. Ai është në gjendje shumë të keqe. Është shumë i sëmurë. Bashkëshortja e tij sillet si kafshë dhe nuk e trajton mirë.Ne nuk e dimë nëse ai do të jetë gjallë deri në pranverën që vjen, por ai është në duart e perëndisë, dhe ne urojmë që vdekja ti vijë sa më butësisht. ”- u shpreh mes lotëve Rahman Ali
Labels:
Aktualitet