Labels

Monday, May 20, 2013

Rikja i tregon Elonës për jetën dhe fëmijërinë e saj

Elona dhe Rikja bisedojnë me njëra-tjetrën në dhomën e gjumit ndërsa Rikja fillon të tregojë për jetën e saj dhe marrëdhënien që ka me prindërit. Ajo tregon se nuk është përkëdhelur prej tyre dhe se përgjithësisht nuk ka pasur një marrëdhënie shumë të ngrohtë, përkundrazi është ngarkuar me më shumë përgjegjësi sesa i takonin.
Ajo tregon se të gjithë i thonë se duket mendjemadhe dhe e përkëdhelur, por në fakt është krejt e kundërta e asaj që duket.

Ajo tregon se nuk ka asnjë kujtim me të dy prindërit dhe se nuk ka kaluar një fëmijëri shumë të kënaqshme. “Por më pëlqen që lë të kuptojnë këtë tek të tjerët”, thotë ajo.
Ndërsa Elona e dëgjon me vëmendje dhe i thotë se edhe asaj i ka dhënë të njëjtën përshtypje kur e ka takuar për herë të parë në momentin që ajo hyri në shtëpi dhe madje ia ka shprehur se i është dukur e llastuar dhe shumë e përkëdhelur.


Ndërkohë që vajzat janë duke folur, aty shkon Eldora dhe të tria vajzat qeshin e bëjnë shaka me njëra-tjetrën.