Labels

Sunday, May 19, 2013

Vigani përgënjeshtron Elenën...

21-vjeçari nga Kosova shpjegoi marrëdhënien e tij me Elenën, duke saktësuar se kurrë nuk ka pasur qëllime seksuale ndaj saj: “I kam thënë fjalë që i kam ndjerë sepse në atë shtëpi të gjithë kanë nevojë për dikë tjetër, por jeta vazhdon dhe loja vazhdon. Elena më ka munguar pasi doli, por nuk kam dashur ta jap veten. Më pëlqente Elena dhe doja të rrija me të, por nuk kam pasur qëllime seksuale.”

Vigani nënvizoi se qetësia e tij bëri që të rrinte kaq gjatë në shtëpinë e Big Brother: “Mendoja se do dilja më herët, por kjo do të thotë që kam treguar pozitivitet në shtëpi. Unë nuk doja të krijoja debate ose të provokoja. Unë jam shumë i qetë dhe nuk doja të dilja nga vetja ime.”

Në lidhje me synimin e tij në këtë reality-shoë, 21-vjeçari tha: “Unë dhe Edberi u futëm në fillim si një konkurrent i vetëm dhe qëllimi ishte që të shkonim deri në finale, por kur u ndamë, loja jonë ndryshoi krejtësisht. Duhet të fokusohesha më shumë, por largimet e javëve të fundit më shpërqendruan.”

Duke folur për Edberin, Vigani deklaroi: “Nëse do të shkonim në finale, askush prej nesh nuk do të bënte lojë të pistë ndaj njëri-tjetrit. Nëse do më kishin vënë në pozitën e Joanës, unë do dilja vetë dhe do lija në shtëpi Edberin. Unë kam një shoqëri shumë të fortë me të.”