Labels

Thursday, May 9, 2013

Iliri Flirton Me Riken: Nuk Më Intereson Sesi Ndjehet E Dashura Ime Jashtë

Pak nga pak të gjithë banorët shtrihen për të fjetur gjumë, ndërsa Elona dhe Rikja qëndrojnë afër njëra-tjetrës duke biseduar. Pas pak afër tyre shkon edhe Iliri, i cili fillon menjëherë me batutat e tij kundrejt Rikes. “Ti Rike me pëlqen mua”, i thotë ai, ndërsa Rikja i përmend të dashurën, duke i thënë se kjo që ai është duke bërë nuk është aspak e hijshme, pasi ajo nuk do të ndihej mirë, edhe pse mund të bëhet fjalë për një lojë. Iliri mundohet ta kthejë bisedën herë pas here me shaka e t’i lërë të kuptojë se brenda shtëpisë nuk i intereson se si mund të ndihet e dashura e tij jashtë.

Elona, e cila ndodhet aty, i kërkon që ai të mendohet mirë përpara se të flasë dhe se çfarë duhet të flasë. “S’po të njeh, Ilir”, i thotë Elona teksa e dëgjon Ilirin të flasë në atë mënyrë, ndërsa ai vazhdon ende t’i flasë Rikes me fjalë të ëmbla.
“Po të mos isha me Anisën, do të të kisha gjuajtur ty, megjithëse unë tani po flirtoj me ty”, i thotë ai, ndërsa Rikja çuditet nga fjalët e tij. Ajo i kërkon të dijë nëse ai po luan me të, dhe Iliri i thotë se atë e do shumë, por është duke bërë një lojë njëkohësisht, të cilën do t’ia tregojë atyre së shpejti. Elona ndihet keq nga mënyra se si po sillet Iliri dhe këtë ia bën të ditur edhe atij. Ajo kërkon të dijë rreth lojës që ai po mundohet të bëjë. “Po bëj diçka që do të jetë për të mirën e të gjithëve, por më shumë do të përfitoj unë”, shprehet ai, ku më pas shpjegon se me lojën e tij nuk do t’i bëjë keq askujt. “Nuk do t’ju thyej në besë”, shpjegon ai, ndërsa Rikja mendon se ajo po shtiret dhe bën ndonjëherë sikur po i pëlqen sjellja e tij, por në fakt nuk i pëlqen aspak.
“Ti je fushëbeteja ime”, i thotë Iliri, ndërsa i tregon se karakteri i saj nuk do të preket aspak. “Gjithsesi, mendoja se do të ishit më të zgjuara dhe do ta kuptonit”, shprehet Iliri.
Më vonë Iliri i shpreh asaj dyshimet që ka se Rikja mund të ketë një motër tjetër binjake dhe se të dyja kanë një mision për të. “Është e vërtetë, misioni im je ti”, i thotë Rikja si për ta ngatërruar.
Pasi shkëmbejnë batuta dhe qëndrojnë edhe për disa minuta duke biseduar, vendosin të flenë gjumë.