Vetëm gjatë muajit të kaluar, ajo u fotografua plot me celulit në këmbët e saj, siç konfirmon fotoja këtu përbri. Mirëpo, papritmas, në harkun e një periudhe fare të shkurtër, Britney Spears s'tregon asnjë thërrime celuliti, duke pozuar për kopertinën e numrit të qershorit të revistës "Shape".
Këngëtarja 31-vjeçare, e veshur me një palë bikini të bardha, shfaqet me një trup shumë në formë në pjesën ballore të revistës së fitnesit. Mirëpo nuk ka dyshime që siç ndodh zakonisht me VIP-at, edhe Britney kësaj here të jetë ndihmuar nga "photoshop"-i, për t'u dukur sa më mirë në sytë e të tjerëve.