Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale në publik me persona të paaftë për tu mbrojtur.
Idriz Murati kreu tre ditë rresht marrëdhënie seksuale në rrugë me 52-vjeçaren M.K, e cila është e paaftë mendërisht.
Gruaja dilte çdo ditë në anë të rrugës “Vasil Shanto” me një peshore dhe përpiqej të fitonte para duke peshuar kalimtarët ndërsa Idriz Murati shiste paketa në anën tjetër të rrugës.
Katër ditë më parë 47-vjeçari i është afruar gruas dhe e ka tërhequr për dore duke e zhveshur pak metra larg vendit ku shisnin,
Pasi ka kryer marrëdhënie seksuale sipas tij me dëshirën e saj, e ka lënë të lirë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe të nesërmen ndërsa dëshmitarët kanë kthyer kokën në anën tjetër duke mos denoncuar rastin. Por mbrëmjen duke gdhirë dita e premte, skena ka irrituar kalimtarët e rastit të cilët njoftuan menjëherë policisë.
Kjo e fundit mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi Muratin. Ai u shoqërua në ambientet e komisariatit të policisë nr,2, ku dhe u mor në pyetje.
“Ajo donte vetë, më provokonte dhe pasi ma dha truri bëra seks me të ku të mundesha” mësohet të ketë thënë Murati.