Zemra përbëhet prej dy pjesëve:
- Pjesa e djathtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim tëmushkërive(qarkullimi i vogël).
- Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i madh).
Meqë rezistenca në enët e gjakut, në trup është pesë herë më e madhe se rezistenca në mushkëri, pjesa e majtë e zemrës duhet të jetë më e fuqishme se pjesa e djathtë. Për këtë arsye pjesa e majtë e ka murin më të trashë se pjesa e djathtë, por volumi është i njëjtë në të dyja pjesët e zemrës.
Zemra ka 2 barkusha (lat. ventriculi) dhe 2 valvula (lat. atrium). Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8-25 mm Hg.
Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Veshët janë dhoma të zemrës, me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.
Zemra është pompa.Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistolës) të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aortë. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastolës . Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.
- Dëmtimet dhe sëmundjet e zemrës.
Studimi i sëmundjeve të zemrës quajtur kardiologji. Sëmundje primare kardiake janë:
- Sëmundje koronare e zemrës është sëmundja arterie koronare që u privon muskujve të zemrës oksigjenin. Kthyeshëm, ajo mund të shkaktojë dhimbje të forta gjoksi të quajtura angina pectoris (angina pectoris). Bllokimi akut i një arterieje shkakton vdekjen e qelizave të muskujve të zemrës (infarkt miokardi).
- Dështimi është humbje progresive e aftësisë së zemrës, për të siguruar rrjedhjen e gjakut. Është manifestuar nga dyspnoea (frymarrje), me ënjtje të këmbëve dhe mund të shkojnë deri në edemë pulmonare akute.
- çrregullime Kardiologjike të Valvulës: Mund të arrijë të manifestohet ndonjëherë nga një shushurimë në "zemër".
- Endokardi dhe miokardi janë inflamacione të zemrës, të cilat shkaktohen nga bakterie apo viruse.
- Aritmia e zemrës është pamundësia e zemrës për të rrahur normalisht.
- Kjo shkakton çrregullim (bradycardi) (ngadalësim të rrahjeve të zemrës).
- Emboli pulmonare është pengimi i një arterie pulmonare nga një trashje e gjakut, qe kalon në vena dhe arterie..
- Sëmundjet e lindura të zemrës, vështirësi në qarkullimin e gjakut dëmtim i enëve të gjakut, ose më shpesh një ndarje e keqe nga septa ose mosmbyllje e plotëe valvulave formon mesatri.
Nëse arteria koronare është ngushtuar ose bllokuar, mund të ndërhyhet në vendin e prekur me anë të një ndërhyrjeje kirurgjikale, me bajpas koronar ose duke zgjeruar enët e gjakut me angioplasty.
- Infarkti miokardit i zemrës
Muskuli i zemrës ushqehet me gjak nëpërmjet arterieve. Kur bllokohet njëra nga këta arterie, miokardi vuan për praninë e oksigjenit, kështu që kjo pjesë e muskulit që nuk merr oksigjenin e mjaftueshëm, vdes duke paralizuar një pjesë të funksionit të zemrës. Pikërisht, vdekja e një pjese të muskulit të zemrës, si pasojë e mungesës së furnizimit me gjak quhet infarkti miokardit. Shenjat kryesore të goditjes nga infarkti janë dhembja në pjesën e kraharorit mbi zemrën, e cila shtrihet drejt qafës, shpatullës dhe krahut të majtë. Vdekja nga kjo sëmundje përbën dhe 56 për qind të të gjitha rasteve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

- Simptomat e infarkteve
Bllokim, shtrëngim ose dhimbje në kraharor për më shumë se dy minuta (dhimbja nuk është e thënë të jetë pikërisht nën gjoksin e majtë. Dhimbja mund të shfaqet gradualisht, duke u rritur nga masa në masë.
Në fillim ajo shfaqet në formën e një ndjesie të çuditshme e shoqëruar me shumë dhimbje, por më shumë si shtrëngim, si ngërç në kraharor. Ndërkohë që shenja të tjera dalluese janë dhimbjet e forta të kokës, marrje mendsh, rënie të fikëti, djersë, provokime të vjellash ose mungesë mbushjeje me frymë. Probleme me krahët dhe nofullat, të cilat lëvizin me vështirësi, edhe pse mund të shfaqet gradualisht me kalimin e kohës.

- Infeksionet
Dëmtimi i mureve të zemrës dhe kllapave të saj mund të vijë dhe nga infeksionet e ndryshme. Kështu, sëmundjet reumatizmale të zemrës shkaktohen nga një infeksion bakterial i marrë në rrethana të ndryshme.
Dërgimi i këtij bakteri nëpërmjet gjakut në zemër mund të lërë pasoja të rënda, të cilat dëmtojnë kllapat e zemrës. Janë të shumta bakteret, viruset që prekin shtresat e mureve të zemrës, duke shkaktuar dhembje, aritmi e dëmtime të tjera.

- Aritmia
Kjo njihet ndryshe si ritmi i çrregullt i rrahjeve të zemrës. Ato shkaktohen nga ndryshimi i punës së ritmit të zemrës ose nga çrregullimet e tejçimit të nxitjes së zemrës. Rrahjet e zemrës në një ritëm më të lartë se 100 për minutë njihen si takikardi. Në këtë rast pjesët përbërëse të këtij organi nuk punojnë njësoj, ndaj dhe puna e zemrës çorientohet.
Çrregullimet e ritmit mund të gjenden në masë tek njerëzit e shëndoshë, të cilët përdorin një sërë medikamentesh që mund të lënë efekte anësore. Simptomat dalluese në këtë rast janë vështirësi në frymëmarrje, presion pulsor i rritur. Mund edhe të mos ketë simptoma.
Ndërkohë që pulsi është totalisht i çrregullt, të sëmurët ndiejnë dhe parehati në gjoks, presion gjaku i ulët, sinkopë, takikardi. Trajtimi në të tilla raste duhet bërë me mbrojtjet e ventrikujve të zemrës nëpërmjet goditjeve elektrike të cilat e kthejnë ritmin e zemrës në normal. Karakteristikat e takikardive arteriale janë të shumta.
Veshoret e zemrës kanë vatra të shumta; ritmi i zemrës është i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht shihet në të sëmurët me sëmundje obstruktive të mushkërive. Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike nëse pacienti është në rrezik. Ajo mund të zgjasë deri në 30 sekonda. Trajtimi i saj varet nga simptomat që ka. Në qoftë se pulsi nuk ndihet dhe presioni është i ulët, pacienti duhet trajtuar me anë të goditjeve elektrike, të cilat kthejnë funksionin normal të aparatit të zemrës.

Përdoren një sërë medikamentesh për të kuruar sëmundjet e zemrës.
Të tilla janë:
Beta – bllokues, që ngadalëson rrahjet e zemrës për të reduktuar nëvojat e oksigjenit në zemër, nitroglicerina dhe komponimet e saj, të cilat nxjerrin oksidin nitric etj.
· Kujdesi për zemrën gjatë sezonit vjeshtë – dimër.
Shqetësimet shkaktohen nga virozat e stinës së vjeshtës dhe të dimrit, që janë shumë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare pasi mund të shkaktojnë vdekje të menjëhershme, nëse nuk do të kurohen në kohë.
Këto njihen ndryshe si perikardit ose miokardit. Në gjuhën popullore këto raste njihen si mbushja e zemrës me ujë. Kjo sëmundje, që mund të mbartë pasoja fatale për jetën, takohet gjatë periudhave të lagështa të vitit dhe kërkon një trajtim të vazhdueshëm dhe sa më të rregullt mjekësorë.
Në këtë rast qarkullimi i gjakut nëpër pjesë të ndryshme të trupit bëhet shumë i vështirë, pasi dhe pastrimi i tij në zemër nuk bëhet siç duhet. Shpesh kjo lloj sëmundjeje takohet dhe te moshat më të vogla dhe te të rinjtë. Në këtë rast vjen duke u zmadhuar pambarimisht zemra, duke çuar në dobësim të muskujve dhe veprimtarisë së muskujve të zemrës, të cilat duhen kapur që në fazat e para të sëmundjes, për të anashkaluar simptomat mortale që mund të lërë.
Është e nevojshme që kur kalohet një fazë gripi, kur individi ka temperaturë dhe ka marrje të larta të frymës, atëherë duhet të kontrollohet me kujdes te mjeku gjendja, sepse në të tilla raste janë të shumta.

· Zemra dhe Aktivitetet Fizike.
Sipas ekspertëve, rreth 30 minuta aktivitete sportive janë shumë të domosdoshme në ditë për të sëmurët e zemrës. Mund të bëhen ushtrime fizike, si ecje ose vrapim i lehtë, çka mund të pakësojë dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundjet.
Sipas studimeve të bëra, thuhet se për të pasur një zemër të shëndoshë, gjatë këtyre ushtrimeve është e rëndësishme që të bëhen më shumë se ushtrime të thjeshta fizike.
Kryesisht, ngritja e peshave ndihmon në formimin e muskujve, por të dhënat kanë treguar se një prej muskujve që përfiton nga ky lloj sporti është edhe zemra. Ngritja e peshave pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak, nivelin e yndyrave si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat dhe të shmangë komplikacionet kardiovaskulare.

Për tu kujdesur për shëndetin tonë dhe kryesisht atë që ka të bëjë me zemrën, nevojitet kryesisht nje dietë e balancuar me fruta, perime dhe zarzavate te freskëta, aktivitet fizik dhe evitimi i yndyrnave, kolesterolit si edhe mospirja e duhanit dhe e pijeve alkoolike.
· Zemra dhe lidhja e saj me depresionin.
Prej disa kohësh, shkencëtarët mendojnë se ka një lidhje të ngushtë mes depresionit dhe sëmundjeve të zemrës. Siç thuhet shpesh, qe ajo çfarë ndodh në tru, shpesh herë ndikon edhe në zemër, tashmë vërtetohet se njerëzit me depression kanë më tepër prirje të sëmuren.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i vdekjeve në personat me depression është 4 herë më i madh se i atyre që nuk janë me depression dhe shumica e tyre kanë si shkak të vdekjes, pikërisht sëmundjet e zemrës ose hemorragji cerebrale.
Sipas një studimi kanadez, u vu re se kur rritej niveli i serontoninës në tru, gjendja e pacientit përmirësohej.
- Disa metoda për të ndihmuar që të kemi një zemër sa më të shëndetshme.
- Shega ndihmon zemrën, gjakun dhe tretjen
Lëngu i shegës mund të quhet ilaç i çmuar edhe për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t‘u prekur nga arterosklerozat. Autorët e këtij studimi shpjegojnë gjithashtu se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut.
- Natriumi rrit presionin e gjakut
Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit.
Obeziteti, shkaktar për hipertensionin
Obeziteti është i lidhur ngushtë me hipertensionin, sepse obeziteti vështirëson punën e zemrës për të furnizuar indet me gjak. Kontrolli i peshës është një faktor i rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Humbja e peshës ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson efektivitetin e ilaçeve që përdoren për kurimin e presionit të gjakut. Po ashtu, njerëzit që bëjnë një jetë sedimentare kanë 50% më shumë mundësi që t’u zhvillohet hipertensioni sesa ata që bëjnë një jetë aktive. Aktiviteti fizik i rregullt mund të ulë presionin sistolik me rreth 10mmHg në pacientët me hipertension.