
LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku një person ka humb ur jetën pas një përplasje me armë. Ngjarja ndodhi në tregun e fruta- perimeve rreth orës 09:00, ku pas një sherri me armë ka humbur jetën 35-vjeçari, Dashamir Qyrka, tregtar nga Shijaku.
Sipas policise ende nuk ka të dhëna të plotë për motivet që kanë çuar në këtë përplasje , ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Deri në këto momente janë shoqëruar disa persona, si dëshmitarë të ngjarjes.